Pjesëmarrësit u shprehën se ishte hera e parë që mësuesit, prindërit dhe stafi i ZVA dhe Bashkisë u mblodhën për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet e problemeve me të cilat përballet infrastruktura shkollore. Ata e cilësuan workshop-in si shumë të vlefshëm dhe kërkuan takime periodike.
Gjatë workshop-it u diskutua se territori i bashkisë është i vogël dhe infrastruktura rrugore është shumë e mirë, kështu që është e mundur të transportohen të gjithë nxënësit nga shkollat e vogla në zonat rurale në shkolla më të mëdha dhe më të mira. Pjesëmarrësit kërkuan një koordinim më të mirë ndërmjet bashkisë dhe ZVA-së në planifikimin dhe zbatimin e këtij procesi.
Të gjithë pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e prioritizimit më të mirë dhe më transparent të investimeve në infrastrukturën shkollore.
Fotot e Workshopit në Roskovec
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 1 weeks ago nga
Esilda Daci
.