Vijoi me Bashkinë e Korcës seria e trajnimeve në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrasktrukturës Shkollore”.
Projekti po asiston Bashkitë përfituese në përmirësimin e proceseve dhe procedurave që duhet të ndjekin për identifikimin e nevojave në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës shkollore, prioritizimin e ndërhyrjeve në mënyrë sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse, si dhe përthithjen e financimeve nga grantet e donatorëve.
Pjesëmarrësit u shprehën se ishte hera e parë që mësuesit, prindërit dhe stafi i ZVA dhe Bashkisë u mblodhën për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet e problemeve me të cilat përballet infrastruktura shkollore. Ata e cilësuan workshop-in si shumë të vlefshëm dhe kërkuan takime periodike.
Stafi i bashkisë theksoi rëndësinë e krijimit të një baze të dhënash me informacion të detajuar për secilën shkollë dhe gjithashtu theksoi nevojën për përgatitjen e një strategjie, e cila do të udhëzojë investimet e ardhshme në rehabilitimin e shkollave.
Prindërit dhe mësuesit nga zonat rurale kërkuan më shumë investime në shkollat e tyre dhe përcaktim më transparent të prioriteteve.
Mësuesit dhe drejtorët e shkollave kërkuan më shumë koordinim me bashkinë për identifikimin e nevojave pasi ndonjëherë bashkia ka investuar në rregullimin e problemeve që janë më pak urgjente krahasuar me problemet e tjera që duhen adresuar.
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 1 weeks ago nga
Esilda Daci
.