Europartners Development, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, në vijim të hapave të projektit publikoi thirrjen për të kontraktuar shoqëri të liçencuara në fushën e studim-projektimi për të hartuar projektin e plotë për:
Lot 1: Rikonstruksioni i Shkollës Gjergj Fishta;
Lot 2: Rikonstruksioni i Shkollës Marash Gjoni;
Lot 3: Rikonstruksioni i Shkollës Dodë Gegë Jaku;
Lot 4: Rikonstruksioni i Shkollës Shtjefën Gjeçovi.
Të gjithë palët e interesuara u informuan për detajet e kësaj Kërkesë për Shprehje Interesi, e cila u publikua në datën 12 gusht 2024 dhe qëndroi e hapur deri më 26 gusht 2024 duke pranuar aplikime nga shoqëri të interesuara. Thirrja kishte në përmbajtje dokumentat e mëposhtme:
Formularët e aplikimit
Detyrat e projektimit të shkollës “Gjergj Fishta”, “Marash Gjoni”, “Dodë Gegë Jaku” dhe “Shtjefën Gjeçovi”
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.