Europartners Development, në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër, në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, në vijim të hapave të projektit publikoi thirrjen për të kontraktuar shoqëri të liçencuara në fushën e studim-projektimi për të hartuar projektin e plotë për:
Lot 1: Rikonstruksioni i Shkollës Andon Zako Çajupi;
Lot 2: Rikonstruksioni i Shkollës Urani Rumbo.
Të gjithë palët e interesuara u informuan për detajet e kësaj Kërkesë për Shprehje Interesi, e cila u publikua në datën 6 gusht 2024 dhe qëndroi e hapur deri më 21 gusht 2024 duke pranuar aplikime nga shoqëri të interesuara. Thirrja kishte në përmbajtje dokumentat e mëposhtme:
Formularët e aplikimit
Detyrat e projektimit të shkollës “Andon Zako Çajupi” dhe “Urani Rumbo”