Europartners Development, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, në vijim të hapave të projektit publikoi thirrjen për të kontraktuar shoqëri të liçencuara në fushën e studim-projektimi për të hartuar projektin e plotë për:
Lot 1: Rikonstruksioni i Shkollës Dhaskal Todri;
Lot 2: Rikonstruksioni i Shkollës Ahmet Dakli;
Lot 3: Rikonstruksioni i Shkollës Sulë Misiri;
Lot 4: Rikonstruksioni i Shkollës Shushicë;
Lot 5: Rikonstruksioni i Shkollës Vasil Kamami;
Lot 6: Rikonstruksioni i Shkollës Anastas Çakalli;
Lot 7: Rikonstruksioni i Shkollës Abdyl Paralloi.
Të gjithë palët e interesuara u informuan për detajet e kësaj Kërkesë për Shprehje Interesi, e cila u publikua në datën 26 gusht 2024 dhe qëndroi e hapur fillimisht deri më 9 shtator 2024 dhe u shty më pas deri më 16 shtator 2024 duke pranuar aplikime nga shoqëri të interesuara. Thirrja kishte në përmbajtje dokumentat e mëposhtme:
Formularët e aplikimit
Detyrat e projektimit të shkollës “Dhaskal Todri”,”Ahmet Daklii”, “Sulë Misiri” dhe “Shushicë”
Detyrat e projektimit të shkollës “Vasil Kamami”, “Anastas Çakalli” dhe “Abdyl Paralloi”
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.