Europartners Development, në bashkëpunim me Bashkinë Dibër, në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, në vijim të hapave të projektit publikoi thirrjen për të kontraktuar shoqëri të liçencuara në fushën e studim-projektimi për të hartuar projektin e plotë për:
Lot 1: Rikonstruksioni i Shkollës Kastriot;
Lot 2: Rikonstruksioni i Shkollës Sohodoll;
Lot 3: Rikonstruksioni i Shkollës Majtarë;
Lot 4: Rikonstruksioni i Shkollës Zall-Dardhë.
Të gjithë palët e interesuara u informuan për detajet e kësaj Kërkesë për Shprehje Interesi, e cila u publikua në datën 8 gusht 2024 dhe qëndroi e hapur deri më 23 gusht 2024 duke pranuar aplikime nga shoqëri të interesuara. Thirrja kishte në përmbajtje dokumentat e mëposhtme:
Formularët e aplikimit
Detyrat e projektimit të shkollës “Kastriot”, “Sohodoll”, “Majtarë” dhe “Zall-Dardhë”
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.