Në kuadër të Projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrasktrukturës Shkollore” mbështetur nga USAID dhe implementuar nga UNICEF në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, EuroPartners Development, organizata zbatuese e kësaj ndërhyrjeje, organizoi Workshop-e të dedikuara në të gjashtë bashkitë e targetuara, Dibër, Lezhë, Elbasan, Roskovec, Korçë dhe Gjirokastër.
Synimi ishte rritja e kapacitetet sa i përket komunikmit me komunitetin, transparencës, gjithëpërfshirjes, konsultimit publik, buxhetimit me pjesëmarrje në lidhje me procesin e ndërhyrjeve në infrastrukturën shkollore. Target i këtij Workshopi ishin stafet e bashkive, RDA-të, ZVA-të, Drejtoritë e Shkollave, ekipet që merren me procedurën e projektimit dhe përgatitjen e procedurave në procesin e shpalljes së thirrjes së granteve konkurruese për ndërhyrjen në infrastrukturën shkollore nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.
Në seminare morën pjesë përfaqësues të bashkisë nga Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Projekteve, Zyra që mbulon shërbimet arsimore në bashki, Financa, Shërbime Publike etj, me përfaqësim të gjithë stafeve, si dhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale që mbulon bashkinë, Zyrës Arsimore Vendore dhe përfaqësues të drejtorive të shkollave për të ndjekur Workshopin.
Gjatë Wokshopeve u prezantuan nga ekspertët e projektit materialet e mëposhtme:
A.Tani – Prezantimi për detyrat e projektimit
E.Musabelliu – Identifikimi i Nevojave përmes Angazhimit Komunitar
E.Musabelliu – Rëndësia Sociale e Ndërhyrjeve Barazitare
E.Musabelliu – Prioritizimi Transparent
E.Musabelliu – Buxhetimi me Pjesëmarrje
E.Musabelliu – Skemat për Financimin e Ndërhyrjeve në Infrastrukturen Arsimore
Treguesit e Gjendjes Fizike
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.