Vijuan në Dibër takimet e radhës për prezantimin e projekteve fituese për rikonstruksionin e disa prej shkollave të përzgjedhura për financim në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”.
Përfaqësuesit e USAID dhe UNICEF në Shqipëri patën mundësinë të diskutonin gjerësisht me komunitetin vendas, prindërit, mësuesit dhe nxënësit, në lidhje me nevojat e tyre kryesore për përmirësimin e infrastrukturave shkollore.
Gjatë diskutimit u ritheksua rëndësia për t’i mundësuar brezit të ri ambiente gjithëpërfshirëse dhe kushte sa më optimale, të cilat garantojnë një proces cilësor mësimdhënie dhe mësimnxënie për të gjithë brezat.
Autori
Postimet
1
Voices
0
Replies
Tags
Kjo temë nuk ka etiketa
Po shikon 1 postim (nga 1 gjithsej)
Duhet të jeni të identifikuar për t'iu përgjigjur kësaj teme.