Gjatë muajit tetor, në qytetin e Lezhës u zhvilluan një sërë takimesh konsultuese në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar nga UNICEF Albania.
Takimet u mbajtën në ambientet e shkollave përkatëse, duke filluar me shkollën “Dodë Gjekë Jaku” më 11 tetor, vijuar me shkollën “Gjergj Fishta” më 22 tetor dhe më pas me shkollën “Marash Gjoni” më 24 tetor. Aktivitetet u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me stafin e Bashkisë Lezhë, Zyrat Vendore Arsimore, si dhe përfaqësues të bordit të prindërve, mësuesve dhe nxënësve të këtyre shkollave.
Fokusi kryesor i këtyre takimeve ishte evidentimi i nevojave për përmirësime infrastrukturore në ambientet e institucioneve arsimore, duke përfshirë në mënyrë aktive të gjithë palët e interesit. Këto diskutime shërbyen si një platformë për të siguruar transparencë dhe gjithëpërfshirje, duke garantuar që ndërhyrjet e ardhshme të pasqyrojnë në mënyrë të plotë prioritetet dhe nevojat e komunitetit.
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.
-
Kjo temë u modifikua 2 weeks, 5 days ago nga
Esilda Daci
.