Në takimin vijues për përzgjedhjen e shkollave prioritare për ndërhyrje në Bashkinë Roskovec morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Roskovec – Znj. Majlinda Bufi, Drejtoresha e ZVA – Znj. Brikena Cjapi, Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë – Znj. Delina Hoxha, Drejtoresha Ekonomike e Arsimit – Znj. Marinela Zoga dhe Drejtoresha e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit – Zonja Eneida Hoxha.
Shkolla “Ali Sollaku” Vidhisht u zgjodh nga përzgjedhja fillestare prej 6 shkollash për shkak të mungesës së përmirësimeve të mëparshme të ndërtesave, regjistrimit më të lartë të nxënësve në krahasim me shkollat e tjera dhe potencialit të saj për të shërbyer si shkollë qendrore për 2 shkollat e tjera të njësisë, bazuar në pozicionin gjeografik.
Fotot e takimit vijues në Roskovec
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.