Workshopi pati vlerë jo vetëm si nevojë për të diskutuar në formate të tilla problematikat e infrastrukturës në shkolla, por edhe për të dëgjuar rreth hapave që ndjek bashkia në vendimmarrjen në lidhje me ndërhyrjet infrastrukturore në shkolla.
Në diskutime u vu theksi tek ndërhyrja në infrastrukturën arsimore bazuar në aksesin e barabartë dhe të balancuar në territor, si dhe u diskutua për formulën e pikëzimit në prioritizimin e infrastrukturës arsimore përsa i përket kritereve të vlerësimit të gjendjes strukturore të ndërtesës, popullsisë që mbulon territorin, numrin aktual të nxënësve, pritshmëritë për uljen e nxënësve, infrastrukturën për PAK, krijimin e territoreve sportive.
Një pikë e rëndësishme ishte edhe edukimi qytetar për pjesëmarrjen në dëgjesa publike. Ky ishte një workshop informues, ballafaques dhe konsultues, ku pjesëmarrësit pasqyruan nevojën për më shumë investime, veçanërisht në zonat rurale.
Stafi i bashkisë shprehu problemin me të cilin përballen me procesin e lejeve të shkollave në zonën e muzeut.
Fotot e Workshopit në Gjirokastër
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 2 weeks ago nga
Esilda Daci
.
-
Kjo temë u modifikua 1 months, 1 weeks ago nga
Esilda Daci
.