Ekipi i projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrasktrukturës Shkollore” zhvilloi më 16 prill 2024 takimin e parë koordinues me përfaqësuesit e gjashtë bashkive përfituese të projektit, për t’u njohur me nevojat e tyre dhe për t’u prezantuar me planin e punës për muajt në vazhdim.
Konkretisht Bashkitë Rroskovec, Korçë, Elbasan, Dibër, Gjirokastër dhe Lezhë, falë këtij projekti, do të përfitojnë asistencë teknike për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës shkollore në territoret e tyre. Ata gjithashtu do të asistohen me ngritjen e kapaciteteve të stafit për të përmirësuar procedurat e tyre të planifikimit të nevojave, si dhe aplikimit për grante për financimin e infrastrukturës shkollore.