Gjatë workshop-it të orhanizuar në Bashkinë Lezhë u konsultua në grup se si mund të bëhet më mirë, më saktë dhe në mënyrë transparente përcaktimi i institucioneve që kanë nevojë për ndërhyrje. U përcaktuan elementet kryesore që duhet të merren në konsideratë për përzgjedhjen e institucioneve, si dhe u pa me shumë rëndësi hartimi i një databaze ku do të ruhen të dhënat, të cilat do të rifreskohen vit pas viti.
Gjatë trajnimit u diskutua edhe rreth investimeve në institucionet arsimore se ku dhe kur është më e nevojshme dhe më e domosdoshme investimi, duke shtjelluar me detaje se ku duhet të orientohemi para se të bëhet investimi. Dikutime të shumta ishin edhe rreth dëgjesave publike për problemet më të shpeshta të komunitetit.
Të gjithë pjesëmarrësit theksuan problematikën e mungesës së çerdheve dhe kopshteve në zonat rurale që po i pengon gratë të gjejnë punë, veçanërisht në industrinë e turizmit që ofron paga të larta. Prindërit dhe mësuesit nga zonat rurale ngritën çështjen e të qenit të neglizhuar në krahasim me investimet që marrin zonat urbane dhe kërkuan një proces më transparent të prioritizimit.
Fotot e Workshopit në Lezhë
-
This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by
Esilda Daci
.
-
This topic was modified 1 month, 1 week ago by
Esilda Daci
.