RISE Albania

Loading...

RISE Albania

Register

Welcome To

Workshop në Bashkinë Elbasan – Ndërhyrja në Infrastrukturën Shkollore përmes Transparencës, Gjithëpërfshirjes, Konsultimit Publik dhe Buxhetimit me Pjesëmarrje, 19-20 Qershor 2024

Forums Evente Workshop në Bashkinë Elbasan – Ndërhyrja në Infrastrukturën Shkollore përmes Transparencës, Gjithëpërfshirjes, Konsultimit Publik dhe Buxhetimit me Pjesëmarrje, 19-20 Qershor 2024

Viewing 1 post (of 1 total)
  • Author
    Posts
  • Në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrasktrukturës Shkollore” në datën 19-20 Qershor filloi me Bashkinë e Elbasanit seria e trajnimeve për stafet e Bashkisë. Përmes projektit bashkia është asistuar me ngritjen e kapaciteteve të stafit për të përmirësuar procedurat e tyre të planifikimit të nevojave, si dhe aplikimit për grante për financimin e infrastrukturës shkollore.

    Pjesëmarrësit në workshop theksuan rëndësinë e angazhimit të palëve të interesit në procesin e vlerësimit të nevojave për investime në infrastrukturën arsimore. Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e transparencës në përzgjedhjen e shkollave ku bashkia do të drejtojë investimin e saj, veçanërisht në rastin e Elbasanit që ka një numër të lartë shkollash.

    Prindërit dhe mësuesit nga zonat rurale theksuan se shkollat në këto zona kanë më pak investime në krahasim me shkollat urbane. Edhe pse ishin të vetëdijshëm që bashkia i drejton burimet e saj të mëdha në shkollat ku numri i nxënësve është më i lartë, ata kërkuan një prioritizim më të mirë për të mos neglizhuar nevojat për investime në zonat rurale.

    Stafi i bashkisë theksoi rëndësinë e krijimit të një baze të dhënash me informacion të detajuar për secilën shkollë dhe gjithashtu theksoi nevojën për përgatitjen e një strategjie, e cila do të shërbejë për investimet e ardhshme në rehabilitimin e shkollave.

    elbasan1
    elbasan2
    elbasan3
    elbasan6
    elbasan4
    elbasan5

    • This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by avatar-image Esilda Daci .
    • This topic was modified 1 month, 1 week ago by avatar-image Esilda Daci .
    • This topic was modified 1 month, 1 week ago by avatar-image Esilda Daci .

1

Voice

0

Replies

Viewing 1 post (of 1 total)
  • You must be logged in to reply to this topic.