RISE Albania

Loading...

RISE Albania

Register

Welcome To

Workshop në Bashkinë Dibër – Ndërhyrja në Infrastrukturën Shkollore përmes Transparencës, Gjithëpërfshirjes, Konsultimit Publik dhe Buxhetimit me Pjesëmarrje, 1-2 Korrik 2024

Forums Evente Workshop në Bashkinë Dibër – Ndërhyrja në Infrastrukturën Shkollore përmes Transparencës, Gjithëpërfshirjes, Konsultimit Publik dhe Buxhetimit me Pjesëmarrje, 1-2 Korrik 2024

Viewing 1 post (of 1 total)
  • Author
    Posts
  • Workshopi i organizuar në kuadër të projektit në Bashkinë Dibër u konsiderua nga pjesëmarrësit si një faktor vendimtar për përzgjedhjen e planit strategjik të investimeve në infrastrukturën shkollore. Aty u diskutua për pikëzimin e investimit si domosdoshmëri, si dhe mënyrave që do të bëhet përzgjedhja e ndërhyrjes. U diskutua dhe për mundësinë në përqendrimin e investimeve tek fshatrat me prioritet zhvillimi. Gjatë diskutimeve iu vu theksit nevojës për të përfshirë edhe drejtorët e shkollave dhe ZVA-të, këshillat e prindërve dhe bashkisë për të bërë investimet më produktive.

    Pjesëmarrësit ishin të shqetësuar për shkallën e braktisjes së shkollës në bashkinë e tyre dhe theksuan se si bursat e dhëna për fëmijët në rrezik të braktisjes së shkollës kanë ndihmuar në ndryshimin e kësaj situate. Të gjithë pjesëmarrësit diskutuar mbi problemet me përkeqësimin e infrastrukturës shkollore dhe mungesën e burimeve financiare për të adresuar këto probleme.

    Stafi bashkisë theksoi se territori i Dibrës është shumë i gjerë, malor dhe me sfida në infrastrukturën rrugore. Prandaj, bashkia ka një numër të madh shkollash të vogla të shpërndara në zonat rurale dhe e ka të vështirë të adresojë nevojat për investime të këtyre shkollave.

    Ky workshop u ndoq nga anëtarë të ZVA dhe anëtarë të bashkisë, mësues e prindër, të cilët përqasën idetë e tyre dhe biseduan për problematikat në infrastrukturën shkollore.

    Fotot e Workshopit në Dibër

1

Voice

0

Replies

Tags

This topic has no tags

Viewing 1 post (of 1 total)
  • You must be logged in to reply to this topic.