Në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar nga UNICEF Albania, gjatë tetorit në qytetin e Korçës u zhvilluan takime konsultuese me komunitetin për qëllim identifikimin e nevojave dhe përcaktimin e prioriteteve për rikonstruksionin dhe përmirësimin e kushteve arsimore në shkollat e përzgjedhura nga ky projekt.
Takimet u organizuan në ambientet e shkollave përkatëse, përkatësisht në:
Shkollën “Demokracia” (18 tetor),
Shkollën “Ismail Qemali” (18 tetor),
Shkollën “Xhavit Dishnica” (18 tetor),
Shkollën “Sotir Gurra” (31 tetor).
Në këto aktivitete morën pjesë përfaqësues të stafit të Bashkisë Korçë, Zyrat Vendore Arsimore, bordet e prindërve, mësuesit dhe nxënësit e shkollave përkatëse. Pjesëmarrësit u angazhuan aktivisht për të evidentuar nevojat dhe për të përcaktuar prioritetet për përmirësimet infrastrukturore.
Gjatë diskutimeve u trajtuan të gjitha kërkesat dhe nevojat e komunitetit, duke u theksuar rëndësia e krijimit të ambienteve gjithëpërfshirëse dhe kushteve optimale për arsimin duke garantuar një proces cilësor të mësimdhënies dhe të mësimnxënies.
-
This topic was modified 1 month, 1 week ago by
Esilda Daci
.
-
This topic was modified 2 weeks, 5 days ago by
Esilda Daci
.