Në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrasktrukturës Shkollore” u zhvillua në datë 13 Maj, 2024, Forumi i Diskutimit mbi Vlerësimin e Nevojave për Trajnim, në lidhje me mbështetjen për Grantet Konkurruese që projekti ofron gjashtë bashkive të përzgjedhura për përmirësimin e Infrastrukturës së shkollave në territoriet e tyre.
Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të bashkive përfituese të projektit, konkretisht Bashkitë Rroskovec, Korcë, Elbasan, Dibër, Gjirokastër dhe Lezhë, përfaqësues të Zyrave Vendore Arsimore, Zyrave Rajonale Arsimore, të cilët gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm përsa i përket zbatimit të standarteve të infrastrukturës Arsimore në Shqipëri. Gjithashtu në forum ishin prezent dhe Z. Enfrid Islami, Specialist për Asistencën e Zhvillimit, USAID, Zj. Linda Bushati, Specialiste e Arsimit, UNICEF, si dhe Z. Shkëlqim Allkaj, Drejtor, Drejtoria e Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar, në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
Pjesëmarrësit në Forum diskutuan mbi gjetjet e proçesit të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim, proçesin e trajnimeve dhe hapat që do të ndiqen më mbështetjen e asistencës teknike për hartimin e projekteve teknike të shkollave. Një çështje e rëndësishme e diskutuar nga përfaqësuesit e bashkive dhe zyrave vendore arsimore ishte dhe diskutimi i proçesit të aplikimit për mbështetje financiare të infrastrukturës shkollore dhe rekomandimet për përmirësime të mundshme të proçesit.
Ne lidhje me detajet e prezantimeve, i gjeni si më poshtë:
Prezantimi J. Trebicka
Prezantimi E. Musabelliu
Databaza e rezultateve të pyetësorit
Urdhër Nr. 705 date 29.12.2023 Thirrja e parë për financimin e projekteve
Minutat e takimit
-
This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by
Esilda Daci
.
-
This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by
Esilda Daci
.
-
This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by
Esilda Daci
.