Në takimin vijues për përzgjedhjen e shkollave prioritare për ndërhyrje në Bashkinë Lezhë morën pjesë 11 përfaqësues përkatësisht nga Drejtoria e Projekteve Strategjike, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit, Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, si dhe përfaqësues të ZVAP dhe DRAP.
Gjatë takimit, bazuar në problematikat e evidentuara nga inxhinierët e Bashkisë gjatë inspektimeve në 18 shkolla, u konstatua se 4 shkolla do të përfitojnë nga ndërhyrja e nevojshme në infrastrukturë mbështetur nga projekti, të cilat janë:
1. Shkolla “Gjergj Fishta”, Lezhë
2. Shkolla “Marash Gjoni”, Rrile
3. Shkolla “Dodë Gegë Jaku”, Manati
4. Shkolla “Shtjefën Gjeçovi”, Troshan
Fotot e takimit vijues në Lezhë
-
This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by
Esilda Daci
.