RISE Albania

Loading...

RISE Albania

Register

Welcome To

Procesi i hartimit të materialeve trajuese përmes plotësimit të pyetësorëve të vlerësimit të nevojave për trajnim në gjashtë bashkitë

Forums Evente Procesi i hartimit të materialeve trajuese përmes plotësimit të pyetësorëve të vlerësimit të nevojave për trajnim në gjashtë bashkitë

Viewing 1 post (of 1 total)
  • Author
    Posts
  • Përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me gjashtë bashkitë, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ekipi i projektit përgatiti një vlerësim të nevojave për trajnime si pjesë e procesit të konsultimit për të rritur efektivitetin e projektit.

    Pyetësori është përgatitur dhe përbëhet nga 2 seksione që kërkojnë informacione për përbërjen e strukturës së bashkisë, planifikimin, kapacitetet për të aplikuar për financimin e projekteve për infrastrukturën shkollore.

    Pyetësori u shpërnda në të gjashtë bashkitë, për të cilat u organizuan sesione orientuese online për programin dhe detajet e trajnimit – Bashkia Lezhë në 25 Prill dhe Korça më 29 Prill. U ndoq komunikimi online me secilën prej bashkive për të diskutuar mbi nevojat dhe gjithashtu për të kuptuar më shumë se cilat ishin nevojat për trajnime.

    Formatin e Pyetësorit të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim mund ta gjeni duke klikuar në këtë link: Pyetësori i Vlerësimit të Nevojave

    Fotot e sesioneve orientuese online për plotësimin e pyetësorit mund t’i gjeni duke klikuar në këto link:
    Sesion orientues me Bashkinë Lezhë
    Sesion orientues me Bashkinë Korçë

    • This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by avatar-image Esilda Daci .
    • This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by avatar-image Esilda Daci .
    • This topic was modified 1 month, 2 weeks ago by avatar-image Esilda Daci .
Viewing 1 post (of 1 total)
  • You must be logged in to reply to this topic.